Të fundit

Mesazhe dhe fotografi – dëshmitë që çuan në rivotim Hanin e Elezit

Një mesazh dhe disa fotografi kanë dëshmuar blerjen e votave për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komunën e Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

Sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, provat e deponuara nga Rufki Suma, kandidati që doli i dyti në garën për kryetar të Hanit të Elezit, dëshmojnë se ka pasur organizim dhe shpërblim për të votuar kundër-kandidatin e tij, Mehmet Ballazhi.

“Paneli gjeti se këto pretendime janë të besueshme dhe të qëndrueshme, pasi nga provat e dorëzuara vërtetohet qartë se ka pasur organizim dhe shpërblim për të votuar kandidatin e PDK-së”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Një mesazh dhe një fotografi, sipas arsyetimit të PZAP-së, kanë dëshmuar “minimin e integritetit të zgjedhjeve” në Komunën e Hanit të Elezit të dielën.

“Kjo gjë vërtetohet nga mesazhet e dërguara si provë, ku në njërin mesazh përmendet organizimi dhe shpërblimi, ndërsa në tjetrën fotografimi i votës si përgjigje në raport me kërkesën dhe përmbushjen e obligimit në shenjë respekti”, thuhet në arsyetimin e PZAP-së, raporton Paparaci.

Pretendimet e Sumës, që siguroi 42.47 për qind të votave të dielën kundrejt 50.98 përqindëshit të Ballazhit, konstatonin se ka pasur presion ndaj votuesve, “e po ashtu ka pasur organizim për të votuar dhe blerje të votes për të votuar subjektin politik Partia Demokratike e Kosovës”.

Kësisoj, PZAP-ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e tij.

“Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-së. /Paparaci

 

 

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci