Të fundit

Reagon kandidati i PDK-së në Han të Elezit, i akuzuar për blerje votash

Mehmet Ballazhi e ka cilësuar “të çuditshëm” vendimin e PZAP-së për anulimin e zgjedhjeve për kryetar në Komunën e Hanit të Elezit.

Kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, i cili siguroi mbi 50 për qind të votave në zgjedhje lokale, i ka quajtur mashtrime pretendimet e kundërkandidatit të tij, Rufki Suma, për blerje votash në Han të Elezit.

Ballazhi paralajmëroi apelimin e rastit në Gjykatën Supreme.

“Realisht vendim i çuditshme, është prapë vendim i PZAP-it, do të ndjekim rrugët ligjore jon mashtrime të Rufki Sumes”, deklaroi Ballazhi në një prononcim për Telegrafin.

I pyetur nëse në rivotim mendon se to arrijë rezultatin e njëjtë, Ballazhi tha se Suma do të turpërohet nga humbja.

“Kam bindje se do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj”, tha ai.

Sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, provat e deponuara nga Rufki Suma, kandidati që doli i dyti në garën për kryetar të Hanit të Elezit, dëshmojnë se ka pasur organizim dhe shpërblim për të votuar kundër-kandidatin e tij, Mehmet Ballazhi.

“Paneli gjeti se këto pretendime janë të besueshme dhe të qëndrueshme, pasi nga provat e dorëzuara vërtetohet qartë se ka pasur organizim dhe shpërblim për të votuar kandidatin e PDK-së”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Një mesazh dhe një fotografi, sipas arsyetimit të PZAP-së, kanë dëshmuar “minimin e integritetit të zgjedhjeve” në Komunën e Hanit të Elezit të dielën.

“Kjo gjë vërtetohet nga mesazhet e dërguara si provë, ku në njërin mesazh përmendet organizimi dhe shpërblimi, ndërsa në tjetrën fotografimi i votës si përgjigje në raport me kërkesën dhe përmbushjen e obligimit në shenjë respekti”, thuhet në arsyetimin e PZAP-së, raporton Paparaci.

Pretendimet e Sumës, që siguroi 42.47 për qind të votave të dielën kundrejt 50.98 përqindëshit të Ballazhit, konstatonin se ka pasur presion ndaj votuesve, “e po ashtu ka pasur organizim për të votuar dhe blerje të votes për të votuar subjektin politik Partia Demokratike e Kosovës”.

Kësisoj, PZAP-ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e tij.

https://paparaci.com/2021/10/21/mesazhe-dhe-fotografi-deshmite-qe-cuan-ne-rivotim-hanin-e-elezit/

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci