Të fundit

Vdes një person në Pejë, u godit nga treni

Sot rreth orës 18:35, treni ka goditur një qytetar në Komunën e Pejës, i cili më pas edhe ka ndërruar jetë.

Lajmin për Paparaci e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me identifikimin e viktimës.

Rasti ka ndodhur në hyrje të Pejës, teksa organet relevante po merren me hetimin e rastit.

Paparaci do të iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci