Të fundit

Nuk fitoi me të paren në Drenas, por Lladrovci “gradohet” në PDK

Ramiz Lladrovci është emëruar ushtrues detyre i kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, katër ditë pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në të cilat nuk arriti të fitonte pa balotazh.

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit u votua të enjten për udhëheqës të Degës së PDK-së me vota të anëtarëve të kryesisë së degës. Prezent në mbledhje ishte edhe shefi i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi.

Krasniqi, njoftoi vendimin për të “graduar” Lladrovcin brenda strukturave të PDK-së në Drenas përmes një shkrimi në Facebook.

“Nga sot, Ramiz Lladrovci është edhe U.D. i Kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas e do të udhëheqë Kryesinë e re të degës sonë atje. Ky vendim u votua sot në mbledhjen e Kryesisë së partisë, bazuar në Statutin e PDK-së”, konfirmoi Krasniqi.

Lideri i PDK-së u shpreh se Drenasi është bastion i pathyeshëm i PDK-së dhe lavdëroi punën e Lladrovcit në krye të komunës.

“Drenasi është bastion i pathyeshëm i Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarët e Drenasit nuk kanë pasur kurrë dilemë se ku është adresa e tyre politike. Ramiz Lladrovci është dhe do jetë kryetar i Drenasit”, tha Krasniqi.

Katër ditë më parë, Lladrovci ngeci në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Drenasit. Nuk arriti të fitonte pa balotazh në komunën që konsiderohet bastion tradicional i Partisë Demokratike.

PDK-ja, që nga paslufta udhëheq me Komunën e Drenasit. /Paparaci

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci