Të fundit

Gashi: Kurrë s’ka pasur presion ndërkombëtar mbi udhëheqësit e Kosovës

Shkëlzen Gashi thotë se mos lejimi i mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë nuk prish raportet me aleatët ndërkombëtar.

Sipas Gashit, partnerët e huaj as tash dhe as në të kaluarën nuk kanë bërë presion mbi institucionet vendase. Tha se në të kaluarën kishte auto-presion për shkak të udhëheqësve të korruptuar.

“Kush po thotë se u prishën raportet”, pyeti Gashi.

“Unë jam i bindur se këtu jo vetëm që s’ka pasur presion por nuk ka pasur as përpara presion ndaj përfaqësuesve politikë të Kosovës. Por ka pasur auto-presion”, theksoi ai.

“Këta i kanë bërë presion vetës sa herë që bashkësia ndërkombëtare iu ka kërkuar diçka sepse kanë pasur frikë sepse kanë qenë të korruptuar dhe për rrjedhojë kanë qenë të shantazhuar se munden me përfunduar në burg shumë lehtë kështu që çka do që ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare ata e kanë pranuar për shkak të korrupsionit dhe shantazhit”,

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci