Të fundit

Ish-ministri kundërshton veprimet e Kurtit për referendumin e Serbisë

Ish-ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka kundërshtuar veprimet e kryeministrit Albin Kurti për refuzimin e lejimit të mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Sipas Gashit, kjo situatë ka mundur të evitohet nëse Qeveria Kurti do të merrte veprime me kohë.

Ish-ministri thotë se marrëdhëniet me shtetet e QUINT janë acaruar pas takimit që kanë pasur me krerët e shtetit kosovarë, ku kanë kërkuar që referendumi të mbahej edhe në Kosovë.

“Nuk ka pasë nevojë Kurti me thirr atë mbledhje, e ka bërë për demagogji. Pse kemi mbërri një situatë që duhet me i acaru marrëdhëniet me QUINT, kur ka qenë e mundur me u zgjedh edhe më herët. Nëse Kurti del ende me thënë se dialogu është i panevojshëm dhe me këtë qasje ka me na prish me QUINT”, u shpreh ai në Debat Plus.

Të dielën Serbia ka mbajtur referendum për ndryshime kushtetuese. Qeveria serbe ka kërkuar që ky referendum të mbahej edhe në Kosovë, mirëpo pozitë dhe opozitë kanë kundërshtuar këtë kërkesë, duke miratuar një rezolutë në Kuvend.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci