Të fundit

Reagon Presidenca pasi ish-ambasadori tha se po kërcënohet nga “klani Osmani”

Këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-ambasadorit, Gjergj Dedaj, në emisionin Frontal në T7 ku tha se “klani i Osmanit” po e linçon dhe se ai do të përdorë “Kanunin për t’u mbrojtur”.

Kupina ka thënë se Dedaj ka kërcënuar Presidenten dhe familjen e saj me ato deklarata.

“Një person totalisht i papërgjegjshëm që për shkak të interesave meskine dhe prapaskenave të ulëta është katapultuar në pozitën e ambasadorit pa i plotësuar kriteret themelore, manipulon, përvetëson dhe kërcënon kreun e shtetit. Pa asnjë hezitim, ai përdorë deklarimin në një emision live për të bërë kërcënim kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj, për të cilën gjë ai do të denoncohet në organet e rendit”, ka thënë ai.

“Kërcënimi i Dedajt është çështje që duhet të trajtohet nga organet e rendit dhe të drejtësisë. Nuk arsyetohet në asnjë mënyrë dhënia e hapësirës mediale një personi, recidivist i keqpërdorimit të historisë familjare në funksion të përfitimeve personale. Mediat nuk janë klinika për shërimin e komplekseve, prandaj të tillë persona duhet shmangen nga prezantimi publik në funksion të ruajtjes së higjienës në sferën e komunikimit me publikun”, ka shtuar ai.

Dedaj në Frontal të T7 tha se është njeri i ligjit, por tutje theksoi se përveç ligjit, te ai dhe familja e tij që vjen nga Malësia e Gjakovës, vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

“Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikum, nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të paftyrë, të hejk prej listës së pagave”, tha Dedaj.

Ai ka thënë se nëse dikush e shkel ose e vret, do ta vret edhe ai.

“Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Nëse me shkel dikush, me vret dikush ka mu vra edhe ai. Edhe ai ka me pasë pasoja. Presionin që janë kah ma bajnë”, ka thënë Dedaj.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci