Të fundit

Policia gjobit shoferin që lejoi pasagjerët të dalin në dritare

Policia e Kosovës ka identifikuar personin që ishte publikuar në një video ku shihet se shoferi kishte lejuar daljen e pasagjerëve në dritare të veturës gjatë vozitjes.

Sipas njoftimit të Policisë, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë sipas ligjit për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Policia ka falënderuar mediat për bashkëpunimin dhe sensibilizimin në parandalimin e kundërvajtjeve në trafik.

“Ditë më parë në media sociale ishte publikuar një video sekuence, ku shihej se drejtuesi i një veture në lëvizje kishte lejuar ekspozimin – daljen e pasagjerëve në dritare të veturës gjatë drejtimit te veturës. Përmes njësive përkatëse janë ndërmarrë veprime policore për identifikimin e kundërvajtësit dhe ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba sipas ligjit për kundërvajtje në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.

 

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci