Të fundit

Në Kosovë mbi 5 mijë raste aktive me koronavirus

Gjatë ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë. Me përhapjen e variantit të ri të koronavirusit, Omicron, institucionet shëndetësore kanë apeluar te qytetarët t’i respektojnë masat dhe të vaksinohen me vaksinat kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë të hënën njoftoi se për 24 orë janë testuar 5.297 mostra, nga të cilat, 728 kanë rezultuar pozitive.

Kështu, numri i rasteve aktive me koronavirus ka shkuar në 5.118.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk u shënua asnjë rast i vdekjes, derisa 99 qytetarë janë shëruar nga COVID019, duke çuar në 158.750 numrin e të shëruarve, nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga fillimi i vaksinimit e deri të hënën në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.717.379 doza të vaksinës. Nga to, 796.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, derisa janë dhënë 33.156 doza përforcuese dhe 2.169 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci