Kompania e njohur LEGO, në bashkëpunim me FIFA, publikoi një video ku prezantohej trofeu i Kupës së Botës i ndërtuar nga figurat LEGO, me pjesëmarrjen e yjeve të futbollit: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Vinicius Jr dhe Kylian Mbappe.
Mirëpo, rrjetet sociale kanë zbuluar të vërtetën prapa xhirimeve.
Prapaskenat tregojnë se yjet e futbollit nuk kanë qenë të gjithë së bashku në të njëjtën tavolinë, siç jepen përshtypje në video.
Donc ce n’étaient pas les vrais joueurs dans la vidéo de LEGO ? 🥲 pic.twitter.com/lLLJvC6zit
— MHS (@mhs_officiel) April 3, 2026
Në prapaskenat e publikuara shihet përdorimi i dublantëve gjatë xhirimeve, ndërsa më pas është përdorur Inteligjenca Artificiale për të krijuar efektin që yjet e futbollit të dukeshin të pranishëm bashkë.
Kjo zbulon mënyrën se si reklamat moderne kombinojnë xhirimet tradicionale me teknologjitë digjitale për të arritur një efekt vizual të realizuar dhe mbresëlënës.
