Analisti Dardan Sejdiu, pati kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë dhe njëherit kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.
Mbrëmë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Sejdiu i bëri thirrje atij që t’ia fillojë punën për vendin.
“Nisjani e punoni ndonjë send se na keni lodh me kopalla. Që dy vjet e gjysmë të njëjtat llafe je kah na thu. Mos bëni bre hajgare, 10 miliardë euro Adriatik. 4.1 miliardë euro i ka Trusti i Kursimeve Pensionale i ka në dispozicion, buxheti i kësaj republike ka shkuar në 4 miliardë. AKP-ja ka fonde, bankat kanë fonde që nuk janë duke u shfrytëzu, domethënë ne ndalemi edhe thojmë, “mas pari vendi ka president edhe qeveri. Unë dal në punë, tha”, deklaroi Sejdiu duke komentuar mes tjerash edhe deklarimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
