Të fundit

Ambasadori gjerman fton Kosovën të mos humbë kohë: Kufiri i BE-së mund t’iu ndajë me Shqipërinë

“Pra, Mali i Zi në të ardhmen e afërt mund të bëhet shtet anëtar i BE-së. Shqipëria po ashtu mund të ndjek Malin e Zi pak më vonë. Dhe imagjinoni çfarë do të nënkuptonte ky proces për qytetarët e Kosovës, nëse vendi mbetet prapa. Mendoni në mënyrë praktike: mund të nënkuptojë që, nëse udhëtoni nga Prishtina drejt plazhit në Durrës, do t’ju duhet të kaloni një kufi të BE-së”, ka thënë Rudolph në një intervistë në KTV.

Një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, në një intervistë në KTV, ka folur për procesin zgjedhor duke e përgëzuar Kosovën për organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre. Ai gjithashtu e ka uruar fituesin e zgjedhjeve, kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për rezultatin e arritur.

Por, Rudolph ka folur edhe për rëndësinë e krijimit sa më parë të institucioneve, përfshirë zgjedhjen e presidentit të ri në mënyrë që Kosova të mos humbas më shumë kohë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Ambasadori Rudolph ka nënvizuar suksesin që Shqipëria mund ta ketë pas Malit të Zi për anëtarësim në BE. Ai është shprehur që nuk do të donte që qytetarët e Kosovës kur të udhëtojnë drejt plazhit të Durrësit, t’iu duhet ta kalojnë një kufi të BE-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci