Të fundit

Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti mes emrave më të votuar të LDK-së

Nga vendet 11, përkatësisht 12 në renditjen e listës, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti janë ngjitur në top gjashtë kandidatët të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas numërimit të afër 20% të votave në Qendrat Komunale të Numërimit, dy ish-ministrat kanë siguruar më shumë vota sesa katër kandidatë të tjerë, të renditur mbi ta në listën zgjedhore prej 110 kandidatëve.

Bajrami, një nga zërat më të fuqishëm të LDK-së në legjislaturat e kaluara, ka siguruar 7,542 vota nga 20,169 votat e LDK-së në total, ndërsa ish-kryeministri Hoti ka marrë 6,864 vota.

Në top treshën e LDK-së, aktualisht ndodhen Vjosa Osmani-Sadriu me mbi 13 mijë vota, kryetari i partisë Lumir Abdixhiku me 12 mijë vota dhe Doarsa Kica-Xhelili me 9,864 vota.

Dhjetë kandidatët më të votuar të LDK-së:

VJOSA OSMANI SADRIU 13,631 Vota

LUMIR ABDIXHIKU 12,330 Vota

DOARSA KICA XHELILI 9,864 Vota

HYKMETE BAJRAMI 7,542 Vota

AVDULLAH HOTI 6,864 Vota

UKË RUGOVA 5,811 Vota

KUJTIM SHALA 5,639 Vota

ANTON QUNI 4,562 Vota

LUTFI HAZIRI 4,211 Vota

ARMEND ZEMAJ 4,178 Vota

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci