Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka uruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e procesit zgjedhor dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti për rezultatin e arritur nga partia e tij në zgjedhjet parlamentare.
Përmes një postimi në platformën X, McGurk vlerësoi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe theksoi se tani përgjegjësia u takon të zgjedhurve.
“E përgëzoj KQZ-në për organizimin e një tjetër procesi të suksesshëm zgjedhor dhe Albin Kurtin për rezultatin e partisë së tij. Votuesit kanë folur; tani përgjegjësia u takon atyre që janë zgjedhur”, ka shkruar McGurk.
Ai theksoi se Misioni i OSBE-së në Kosovë bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve të reja.
“OSBE-ja në Kosovë bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve, si dhe për zgjedhjen e presidentit përmes dialogut dhe kompromisit”, ka shtuar ai.
