Të fundit

Plenkoviq uron Kurtin: Presim formim të shpejtë të institucioneve

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, e ka uruar liderin e LVV-së dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për rezultatin e zgjedhjeve.

Plenkoviq ka thënë se Kroacia mbetet përkrahëse e fuqishme e Kosovës drejt rrugës evropiane dhe se Zagrebi zyrtar pret formim të shpejt të institucioneve për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat.

“Urime Kryeministrit Albin Kurti për rezultatet e zgjedhjeve. Kroacia mbetet e përkushtuar fuqimisht në mbështetjen e rrugës evropiane të Kosovës dhe ne presim formimin e shpejtë të institucioneve shtetërore për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Plenkoviq.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci