Të fundit

BBC: Mbi 300 emigrantë kurdë u rrëmbyen dhe u torturuan në Libi

Më shumë se 300 emigrantë nga Kurdistani irakian që po përpiqeshin të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar verën e kaluar janë rrëmbyer, torturuar dhe kërcënuar me heqje të detyruar organesh në Libi, sipas BBC-së.

Sipas raportimit, të rinjtë u kapën nga një milici gjatë rrugës së tyre drejt brigjeve të Mesdheut dhe u mbajtën në kushte të rënda, ku qindra persona ndanin hapësira të mbipopulluara. Rrëmbyesit kërkuan rreth 5,000 dollarë për secilin peng, duke kërcënuar familjet se në rast mos pagese do t’u merrnin veshkat.

BBC thotë se ka intervistuar disa prej të mbijetuarve dhe ka parë prova fotografike që sugjerojnë abuzime të rënda dhe trajtim çnjerëzor. Të paktën një person raportohet se ka vdekur, ndërsa fati i dhjetëra të tjerëve mbetet i paqartë.

Sipas dëshmive, disa familje kanë paguar shpërblimet, ndërsa autoritetet dyshojnë se disa viktima mund të jenë detyruar të paguajnë me organe. Rasti lidhet gjithashtu me një kontrabandist të dënuar më parë në Francë për trafikim dhe pastrim parash, i cili dyshohet se kishte organizuar udhëtimin e emigrantëve drejt Evropës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci