Të fundit

Ekskluzive: Emrat e të arrestuarve në operacionin kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës

Pesë persona të arrestuar është bilanci i një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar në disa lokacione të vendit.

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të martën ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar në disa lokacione të vendit.

Në këtë operacion janë arrestuar pesë persona. Paparaci ka mësuar identitetet e të arrestuarve: Remzi Rexhepi, Burim Duriqi, Besim Ismajli, Denis Sharapolli dhe Ilir Bojniku.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe përfshin hetime për disa vepra penale, përfshirë “pjesëmarrjen ose organizimin e grupit kriminal të organizuar”, “blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve”, si dhe “pastrimin e parave”.

Në operacion po marrin pjesë edhe përfaqësues të Europol, si dhe autoritete nga Belgjika, Franca dhe Holanda, duke e shndërruar aksionin në një operacion të koordinuar ndërkombëtar kundër rrjeteve të dyshuara kriminale.

“Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar me substanca narkotike në lidhje me veprat penale: ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’ dhe ‘pastrimi i parave’”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se pas përfundimit të operacionit, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të dalin me një komunikatë të përbashkët për të informuar publikun mbi rezultatet e aksionit dhe masat e ndërmarra.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci