Prokuroria Speciale ka sekuestruar armë, automjete, kompjuterë dhe pasuri të tjera në operacionin e koduar nën emërtimin “White Star” mëngjesin e së martës.
Aksioni kundër grupit të dyshuar kriminal të drogës dhe pastrimit të parave u zhvillua në pesë komuna të vendit, përfshirë kryeqytetin, Prishtinën.
Pesë persona u ndaluan, tha Prokuroria në një njoftim për media.
Paparaci raportoi sot se pesë të arrestuarit janë: Remzi Rexhepi, Burim Duriqi, Besim Ismajli, Denis Sharapolli dhe Ilir Bojniku.
Gjashtë armë, pesë karikatorë, lëndë narkotike e llojit kokainë dhe dhjetë automjete u sekuestruan gjatë operacionit, mes pasurive dhe provave të tjera.
“Operacioni është mbështetur nga EUROPOL-i, autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës”, tha Prokuroria në një njoftim për media.
Pjesëtarë të këtyre insitucioneve, sipas komunikatës së Prokurorisë, së bashku me prokurorin e rastit e monitoruan operacionin policior nga vendi i ngjarjes.
Ekskluzive: Emrat e të arrestuarve në operacionin kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës
