Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Ermira Bytyçi, ka publikuar në rrjetet sociale fotografi të disa gjobave të trafikut dhe dëmtimeve në veturën e saj, duke i paraqitur ato si pjesë të bilancit të fushatës zgjedhore.
Bytyçi e ka trajtuar situatën me humor, pa e konsideruar rastin si rrezikim trafiku.
“Ja sa ia pashë hajrin fushatës. Po mirë që votat s’po m’i dënojnë”, ka shkruar ajo në postimin e saj.
