Të fundit

Europoli del me detaje, si u zbulua perandoria kriminale në vlerë 80 milionë euro në Kosovë

Mesazhet e shkëmbyera në platformën e komunikimit të enkriptuar SKY ECC kanë ekspozuar rrjetin e madh të krimit të organizuar në Kosovë, kryesisht të trafikimit me drogë, keqpërdorim të letërnjoftimeve, posedim armësh dhe pastrim parash nëpër Evropë.

Europoli ka dhenë detaje të hetimit trevjeçar që kulmoi me aksionin e koordinuar më 9 qershor, gjatë të cilit autoritetet arrestuan pesë anëtarë kyç të organizatës kriminale. Rreth 150 zyrtarë ishin të angazhuar në këtë aksion, të përkrahur nga një ekspert i Europolit.

Sipas Europolit, grupi i krimit të organizuar ka përdorur platformën e enkriptuar për të koordinuar aktivitetet e trafikimit të drogës në disa shtete evropiane teksa si qendër të operacionit kishin Kosovën.

Nga Kosova, anëtarët kyç të grupit kanë dhenë udhëzime, kanë koordinuar ngarkesat ndërkombëtare të drogës dhe kanë arritur të pastrojnë paratë.

Aksioni është vetëm faza e fundit e hetimit të gjatë të Europolit që kishte cak komunikimet e grupeve kriminale në Sky ECC.

Aksioni është vetëm pika e fundit e hetimit të gjatë që kishte për cak rrjetet kriminale.

Që prej nisjes së këtyre hetimeve janë hetuar 42të dyshuar, 76 caqe janë bastisur.

Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar asete në vlerë prej 80 milionë eurove.

Në këtë aksion morën pjesë autoritetet nga Belgjika, Franca, Kosova dhe Holanda.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci