Të fundit

Rama: Kemi vendosur kusht për ndërtuesit në Zvërnec, duhet të ketë më tepër gjelbërim pas investimit

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një konferencë me gazetarë të Bashkimit Europian, ku ka folur për disa çështje, përfshirë edhe investimin në Zvërnec.

Ai tha se për këtë projekt i është vendosur kusht investitorëve që pas përfundimit të ndërtimit zona të ketë më shumë gjelbërim se më parë, duke theksuar rëndësinë e standardeve mjedisore në zhvillimet e reja.

“E di, unë nuk jam tërheqës, nuk jam një protestues që mbush me gëzim shpirtin e ideologëve në botë se si Shqipëria e vogël po u qëndron oligarkëve… Ne e gjetëm Shqipërinë me më pak se 15% të zonave të mbrojtura, sot kemi 25%. Kusht për projektin është që të ketë më shumë hapësirë gjelbërimi sesa para. Po sikur t’ju them se po punojmë me arkitektët më të mirë të peizazhit? Ka një ekip shumë të madh dhe ky projekt do të jetë një tjetër provë që natyra dhe zhvillimi bashkëjetojnë. Natyra nuk mund të jetë mallkim për mirëqenien e njerëzve”, shkroi Rama.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci