Kompania Tafaj & Co. ka bërë të ditur se qershitë e saj, të prodhuara në Kosovë, kanë kaluar me sukses kontrollet laboratorike sipas standardeve më të larta evropiane të sigurisë ushqimore, duke konfirmuar cilësinë dhe besueshmërinë e produktit për konsumatorët.
Sipas kompanisë, analizat e mbetjeve janë realizuar nga laboratori ndërkombëtar EuroQuality Lab në Itali, i njohur për standardet e larta të kontrollit dhe i aprovuar nga sistemi gjerman QS për monitorimin e mbetjeve në fruta dhe perime.
Rezultatet e testeve kanë konfirmuar se qershitë Tafaj & Co. përmbushin kërkesat evropiane për siguri dhe cilësi, duke i bërë ato të përshtatshme edhe për tregjet më kërkuese të Evropës.



Kompania thekson se produktet e saj dallohen për cilësinë premium, prodhimin vendor dhe kontrollin e pavarur laboratorik, duke ofruar siguri maksimale për konsumatorët.
“Qershitë tona prodhohen me përkushtim në Kosovë dhe kontrollohen sipas standardeve më të larta evropiane të sigurisë ushqimore. Nga pemishtja jonë, direkt në tryezën tuaj – me cilësi të garantuar”, thuhet në njoftimin e Tafaj & Co.
Përmes këtij procesi të verifikimit ndërkombëtar, Tafaj & Co. synon të dëshmojë përkushtimin ndaj cilësisë, sigurisë ushqimore dhe promovimit të produkteve vendore në tregjet evropiane.
