Partia Demokratike e Kosovës e themeluar nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka asnjë veteran të UÇK-së në top-pesë kandidatët më të votuar për deputetë.
Ndërkaq disa prej veteranëve të Uck-së e anëtarë të hershëm të PDK-së nuk po arrijnë të sigurojnë ulëse në Kuvend, të paktën tani për tani kur janë numëruar 49.04 për qind to votave.
Në top-pesë janë Bedri Hamza me 57 mijë e 266 vota, Përparim Gruda me 35 mijë e 896 vota, ndërkaq Arian Tahiri me 31 e 188 vota. I katërti është Uran Ismaili me 28 mijë e 19 vota dhe top-pesëshen e mbyll Sala Jashari me 19 mijë e 705 vota.
PDK-ja sipas rezultateve preliminare, pritet të ketë 24 ulëse. Jashtë tyre kanë mbetur veteranë të Uck-së si Hajdar Beqa, Rrustem Mustafa, Xhavit Haliti e Nait Hasani.
Hajdar Beqa ka siguruar 8 mijë e 194 vota, pas tij është Remi me 7 mijë e 995 vota, i pasuar nga Xhavit Haliti me 7 mijë e 875 vota.
Nait Hasani është i 31-ti në renditje me 6 mijë e 783 vota.
