Të fundit

Ironizon Musliu: Po flitet që Kurti e ka largu prej punës kamarierin që ia kish qitë kafen 40-she

Ish-deputetja e PDK-së, në garë serioze edhe për një mandat, Ganimete Musliu, ka ironizuar me rezultatin zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje të 7 qershorit.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, bazuar në 99,96% të votave të numëruara, LVV ka fituar 42,95%.

Por, gjatë gjithë fushatës zgjedhore, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, por edhe zyrtarë tjerë të kësaj partie, kanë thënë se do t’i fitojnë 60% të votave.

E Musliu, duke u ndërlidhur me deklaratat e vetë Kurtit gjatë fushatës, kur kërkonte kafe “më të gjatë se 51-she”, tha me ironi se “po flitet që Albini e ka largu prej punës atë kamarierin”.

“Po flitet që Albini e ka largu prej pune atë kamarierin që ia kërkojke 70-she, se ia kish ngatërru hesapin e ia kish ba 40-she”, tha Ganimete Musliu në një postim në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci