Me urdhër të presidentit, Donald Trump, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se ka nisur sulmet vetëmbrojtëse kundër Iranit.
CENTCOM ka bërë të ditur se sulmet janë reagim pas rrëzimit të helikopterit “Apache” të ushtrisë amerikane.
“Misioni është proporcional dhe në reagim ndaj agresionit të pajustifikuar iranian”, thuhet në njoftimin e CENTCOM.
Pak kohë më parë, ishte presidenti amerikan, Donald Trump që ka paralajmëruar sulme ndaj Iranit, pas rrëzimit të helikopterit në afërsi të Ngushticës së Hormuzit.
Shkalla dhe intensiteti i sulmeve amerikane nuk është bërë e ditur, megjithëse postimi i Komandës Qendrore e ka përshkruar atë si një “përgjigje proporcionale ndaj agresionit të pajustifikuar iranian”.
