Të fundit

Aksident me fatalitet në Gjilan, humb jetën 22-vjeçarja

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Stanishor të komunës së Novobërdës, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 22 vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka njoftuar se dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëherë kur vetura , me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë ne veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22 vjeçare.

“Ju njoftojmë se më datën 01.02.2022, rreth orës 13:24, kemi pranuar një informatë, se në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante, në vendin e ngjarjes mjeko ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci