Të fundit

Vdes personi që ishte në veturën që u dogj në Ferizaj

Ka vdekur një person në automjetin e përfshirë nga zjarri në hapsirën e një pike karburanti në fshatin Babush.

Këtë e ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se një person ka humbur jetë që ishte brenda në automjet. Teksa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marrë lëndime trupore.

“Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhetareve me targa vendore është perfshirë nga flaka”, është shprehur Veseli.

“Për pasojë një person ka hunbur jetën që ishte në automjet . Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekesorë”.

“Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet. Për informata shtesë don të informoheni me kohë!”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci