Të fundit

Një punëtore e pompës lëndohet nga eksplodimi i veturës në Ferizaj

Një veturë me targa vendore ka eksploduar mbrëmë te një pompë e derivate në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ku si pasojë e shpërthimit është djegur edhe personi që gjendej brenda veturës.

Lajmin e ka konfimruar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Me urdhër të prokurorit, trupi i karbonizuar është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Nga ky shpërthim, lëndime ka pësuar edhe punëtorja e marketit të pompës.

“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 07.02.2022 – 17:47. Është raportuar se në pompën e derivateve ka ndodhur një shpërthim – eksplodim i një veture me targa vendore e cila si pasojë e shpërthimit është djegur tërësisht, brenda së cilës veturë është djegë edhe një person”, thuhet në njoftim.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Si pasojë e shpërthimit lëndime trupore në dorë ka pësuar viktima femër kosovare punëtore e marketit të pompës”, vijon komunikata.

Me urdhër të prokurorit trupi i karbonizuar i viktimës është dërguar në IML për obduksion, vetura e djegur është tërheqë për procedura hetimore, tha policia.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci