Policia me aksion kundër kriptovalutave në veri
Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot në orët e hershme të mëngjesit aksion kundër kriptovalutave në veri të Mitrovicës. Kështu kanë bërë të ditur burime të KosovaPress-it. Sipas këtyre burimeve, janë bastisur dy lokacione në “Lagjen e Boshnjakëve”. Ndërkohë që ende nuk dihet nëse është gjetur dhe sekuestruar ndonjë pajisje për prodhimin e këtyre kriptovalutave.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed