Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu ka kujtuar një histori të trishtë të jetës së saj. Ajo ka rrëfyer ngjarjet e vitit 98-99, atëherë kur Kosova ishte pushtuar nga forcat serbe.
Nishliu tregon se si policia serbe e kishte detyruar të largohej nga shtëpia.
“Para 23 vitesh, nuk kisha mbush’ 13, dhe në një ditë të zymtë si kjo, gjendje lufte në Kosovë, po shikonim televizor familjarisht, kur hop nga dritarja shifen ushtarë të maskuar në oborrin tonë! Ja pra ku na u shfaqën forcat paramilitare serbe”, ka shkruar fillimisht ajo në Instagram.
E kjo ishte arsyeja pse këngëtarja nuk u kthye më kurrë në shtëpinë e saj.
Rrapllimat nëpër dyer e dritare nuk vonuan, ata hynë, e çfarë ndodhi brenda, ditën e fundit timen brenda asaj shtëpie, do t’ju tregoj një herë tjetër. Nejse, na përzunë nga shtëpia jonë dhe na thanë të ikim në Shqipëri. Që nga ajo ditë nuk u kthyem dot më aty, vullnetshëm e lirshëm, si çdo shtetas tjetër i këtij vendi pas lufte. 23 vjet fluturuan e zgjidhje akoma s’ka për veriun e Mitrovicës! The rest is history…”, ka shkruar Rona.
View this post on Instagram
Rona Nishliu ishte njëra ndër këngëtaret e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision në vitin 2012. Me këngën e saj “Suus” dhe me prezantimin e saj skenik këngëtarja mahniti gjithë Evropën./Paparaci.com

