Anëtari PSD-së, Frashër Krasniqi ka deklaruar se listat e të punësuarve në KEK është vendosur qysh herët.
Sipas tij deputeti i LVV-së, Halil Thaçi ka vendosur listën e personave që do të punësohen në KEK në Hotel “Kristal”.
Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini shtoi se strukturat e VV-së paraprakisht kanë marrë sinjal që të përgatisin listat për personat që duhet të punësohen.
“Të gjitha strukturat e kanë marrë një sinjal që përgatitni listat se këna me ju shti në punë. Mos harroni prej njerëzve që këna marrë shumë raportime në Obliq e Kastriot, që po raportojnë edhe po tregojnë listat kush me u punësu në KEK janë vendosë në Hotel “Kristal” prej deputetit të LVV-së, Halil Thaçi që ka qenë kandidat i LVV-së në Kastriot. Dhe o ditë shumë ma herët kush ka me u pranu. Jo rastësisht i ki qita”, deklaroi ai në RTV Dukagjini.
Ai shtoi se Thaçi për këtë ka mbajtur takim në këtë hotel, transmeton Paparaci.
Një hulumtim i Paparacit, i publikuar të hënën, nxjerri në pah shkeljet e rënda ligjore në procesin e rekrutimit të 128 punëtorëve në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Njerëz të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, si dhe të afërm të anëtarëve të komisionit intervistues të punësimit, figurojnë në mesin e të punësuarve në KEK.
Në këtë konkurs në të cilin janë pranuar 128 persona, 120 prej tyre janë të afërm me partinë në pushtet. 40 të tjerë, kanë deklaruar haptazi se kanë familjarë të punësuar në ndërmarrjen publike.
Në konkurs kanë aplikuar plot 4668 persona.
Ndërmarrja Publike e KEK-ut, ka pasur edhe më herët punësime familjare, por kurrë në këtë nivel. Krejtësisht në mënyrë të hapur. Në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Penal.
Ndërkohë, shumë kandidatë që kanë pasur nga 80 pikë deri 100 pikë, nuk janë pranuar në punë me arsyetimin se gjatë intervistës verbale kanë dështuar.
Korporata sot ka reaguar përmes një komunikate për media duke thënë se janë duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike “rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit”.
KEK-u ka njoftuar se për 17 pozita ende të pa plotësuara vazhdon procedura e rekrutimit, si dhe për 5 pozita për të cilat nuk kanë pasur kandidat të suksesshëm, do të rishpallen në një të ardhme të afërt. /Paparaci.com
Nepotizëm, konflikt interesi, punësime militantësh – krimi i pushtetit me punësime në KEK
Thellohet skandali i nepotizmit – 40 të punësuarit deklarohen se kanë familjarë në KEK
Fotodëshmi: Njerëzit e lidhur me Vetëvendosjen të punësuar në KEK
