Një grua është arrestuar dje në Prishtinë pasi e njëjta dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj djalit të saj.
Siç bënë të ditur Policia përmes raportit 24 orësh rasti në Polici është raportuar nga babai i viktimës dhe njëherësh bashkëshorti i të dyshuarës.
Ai në Policia ka deklaruar se e dyshuara ka probleme psikike dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën psikiatrike.
“Në çantën e të dyshuarës janë gjetur dy thika të cilat janë sekuestruar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia./Paparaci.com
