Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pasi ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njoftoi se ditën e sotme, një fëmijë është përplasur në veturën e saj.
Lidhur me këtë, Mustafa iu drejtua duke thënë se “a jeni në tokë të bukës, hej?!”.
Ai tha se Hajdari shkelë me veturë një vajzë 9-vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre.
“Momente pakujdesie mund t’i ndodhin çdokujt, por nuk arsyetohet tentimi për fshehje. Nuk fshihet kjo”, shkroi ai në Facebook.
“A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej?”, përfundoi Mustafa.
Minuta më parë, ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Industrisë, tha se aksidenti në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, ndodhi gjersa po kthehej me veturën e saj personale për në banesë.
Gjatë vozitjes, ministrja e Qeverisë së Kosovës tha se papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën. Tha se njëri nga ta u përplas në veturën e saj.
Ajo tha se me shqetësim menjëherë ka reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmiut dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit.
“Ndjehëm më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmiu nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi. Fëmiut i uroj shëndet e jetë të gjatë”, shkroi ministrja Hajdari në Facebook.
