Të fundit

OAK refuzon të ndërrojë avokatin Berisha në rastin e Shaban Gogajt

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës ka refuzuar që të dërgojë avokat tjetër në rastin e Shaban Gogajt, pas përjashtimit të avokatit Besnik Berisha.

OAK, në një komunikatë për media, ka thënë se nuk do t’i përgjigjet urdhëresës së gjykatës.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, nuk do të përgjigjet dhe nuk do të zbatoj asnjë vendim, urdhër apo forma të tjera, që bien ndesh me vendimet e Këshillit Drejtues, që cenojnë integritetin dhe pavarësinë e Odës së Avokatëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e OAK-ut.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj Rugova, ka lëshuar urdhër një muaj më parë me të cilin i është drejtuar OAK-së, që të caktoj avokat sipas detyrës zyrtare brenda një afati shumë të shkurtë.

Por, OAK e ka quajtur “tendencioz” urdhrin e gjykatës.

“Andaj, forma e urdhrit që ka për tendencë të shtyjë Këshillin Drejtues të OAK-së, respektivisht OAK-në, që të veproj në kundërshtim me vendimet e saj, të nxjerra për këtë çështje, e që përveç kësaj forma me të cilën gjyqtarja në fjalë përveç se nuk gjen asnjë mbështetje ligjore, është edhe në kundërshtim me mënyrën e komunikimit ndërinstitucional”, thuhet në reagim.

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës, ka thënë se “do të veprojë konform dispozitave Kushtetuese, Ligjit për Avokatinë dhe normativës së saj, në relacion komunikimi me institucionet tjera shtetërore respektivisht Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.”

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci