Të fundit

Ferizaj: Burri tenton të bëjë vetëvrasje për të dytën herë, shkak divorci me gruan

Dje ishte raportuar për një 29-vjeçar në Bibaj të Ferizajt, që ka tentuar të bëjë vetëvrasje, për shkak se nuk ka mundur ta përballojë ndarjen nga bashkëshortja e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së njoftojnë se i njëjti person e ka bërë të njëjtin veprim sot rreth orës 15:15, duke prerë venat e dorës pasi kishte konsumuar substanca narkotike.

Viktima (emër i njohur për redaksinë) është dërguar në Emergjencën e Ferizajt, e më pas edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç thuhet tutje, në lidhje me rastin është informuar edhe Policia, mirëpo kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes, të njëjtit nuk e kanë gjetur 29-vjeçarin në emergjencë.

Po ashtu të dielën pas mesnatës, të dyshuarit i është konfiskuar vetura, ku është gjetur një thikë e gjakosur.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci