Të fundit

Forcat ruse depërtuan rreth 40 mijë ukrainas në Rusi

Forcat ruse kanë deportuar pothuajse 40,000 njerëz nga Mariupoli për në Rusi ose në Donetsk, tha kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko, gjatë një konference.

“Ne kemi verifikuar tashmë listat e atyre që u deportuan nga Mariupol në Rusi ose në të ashtuquajturën Republikën Popullore separatiste të Donetskut. Gati 40 mijë persona. Tani ata kanë filluar t’i fshehin këto lista. Fatkeqësisht, ne nuk jemi në gjendje të verifikojmë gjithçka për momentin, por ne po vazhdojmë punën”, tha Boichenko, shkruan CNN.

Ushtria ruse “e çon popullsinë vendase në periferi të Rusisë, në Lindjen e Largët ose në Siberi dhe atje ata i përdorin për punë të ndryshme,” tha Boichenko, duke shtuar se banorëve të Mariupolit u lëshohet një certifikatë zhvendosjeje dhe se përfshihen në punë ofenduese.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci