Të fundit

Scholz: Të gjitha obligimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të respektohen

Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi sot në Berlin rëndësinë e progresit në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke shtuar se duhet të respektohen të gjitha detyrimet e dakorduara dhe lëvizjet e njëanshme nuk janë të dobishme.

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai në konferencën për media tha se biseda ishte e frytshme dhe se dialogu ishte temë kryesore, raporton Danas, transmeton Paparaci.

“Progresi në dialog është i një rëndësie të madhe si për ruajtjen e përhershme të paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore, ashtu edhe për procesin e integrimit evropian të të dy vendeve”.

“Kam biseduar me presidentin Vuçiq për rëndësinë e progresit në dialog që duhet të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen brenda dialogut, i cili kërkon guxim dhe vendosmëri. Të gjitha obligimet e dakorduara duhet të respektohen. Lëvizjet e njëanshme nuk janë të dobishme këtu”, u tha Scholz gazetarëve në Berlin.

Sipas tij, në rrugën e anëtarësimit, gjëja më e rëndësishme për Serbinë është që vazhdimisht të qëndrojë në rrugën e zbatimit të reformave dhe të bëjë përparim, veçanërisht në fushën e lirisë së mediave, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit.

“Qeveria gjermane konfirmon në mënyrë eksplicite perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është në interes të rajonit dhe të Bashkimit Evropian që ato të bëhen anëtare të plota të BE-së”, tha ai duke shtuar se do të përpiqet të realizojë premtimin.

Ai shtoi se projekti më i rëndësishëm në kuadër të integrimeve evropiane është krijimi i një tregu të vetëm rajonal.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë të dërgojmë të njëjtin mesazh dhe të theksojmë se nuk mund ta pranojmë luftën që Rusia po bën kundër Ukrainës. Është një situatë veçanërisht e vështirë dhe në momente të tilla jam i bindur se të gjithë ata që janë në të njëjtin kamp duhet të mbështesin njëri-tjetrin”, tha ai.

Ai shtoi se shprehu shqetësim për situatën në Bosnjë-Hercegovinë dhe përpjekjet shkëputëse të anëtarit serb të presidencës së BiH, Milorad Dodik.

“Në Bosnjë, tani është më e rëndësishme se kurrë të angazhohen të gjithë partnerët konstruktivë për zhvillim më të mirë”, shtoi ai.

Kancelari Scholz bëri të ditur se pas disa javësh do të vizitojë Ballkanin Perëndimor.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci