Të fundit

Për herë të parë gjyqtaret ndajnë drejtësinë në Botërorin e meshkujve

Për herë të parë në histori tri gjyqtare kryesore dhe tri asistente do të ndajnë drejtësinë në Kampionatin Botëror për meshkuj.

Stephanie Frappart e kishte thyer akullin në Evropë duke u bërë referja e parë femër që e drejtoi një ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe një të kualifikimeve të Evropianit, ndërsa gjithashtu ka drejtuar takime edhe në Ligue 1, të gjitha këto në konkurrencën e meshkujve.

Krahas referes franceze, Salima Mukansanga nga Rwanda dhe Yoshimi Yamashita nga Japonia, po ashtu do t’i drejtojnë ndeshjet në “Katar 2022”, i cili do të nisë më 21 nëntor dhe do të mbyllet më 18 dhjetor të këtij viti.

Ndërkaq, referet-asistente do të jenë Neuza Back (Brazil), Kathryn Nesbitt (SHBA) dhe Karen Diaz Medina (Meksikë).

“Kjo e përmbyll një proces të gjatë, i cili kishte nisur vite më parë me zhvillimin e referimit të femrave në turnetë e juniorëve dhe të seniorëve, të organizuara nga FIFA”, ka thënë shefi i Komitetit të Referëve të FIFA-s, Pierluigi Collina.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci