Të fundit

“Shefja” e VV-së shkon në Finlandë, e mirëpret anëtarësimin e vendit nordik në NATO

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje po qëndron në një vizitë në Finlandë.

Mimoza Kusari-Lila njoftoi se është takuar në Helsinki me ministren e Çështjeve Evropiane të Finlandës, Tytti Tuppurainen.

Ajo në një postim në Facebook shkroi se përkushtimi dhe mbështetja e Finlandës për Kosovën ka qenë domethënëse ndër vite.

Shtoi se vendi nordik po vazhdon të mbështesë fuqishëm aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës.

“Ne mirëpresim anëtarësimin e Finlandës në NATO dhe presim bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, u shpreh ligjvënësja e pushtetit, teksa në fotografitë e shpërndara shihet bashkë me deputetët Fitim Uka e Daorsa Kica-Xhelili, përcjell Paparaci.

Finlanda bashkë me Suedinë kanë aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në NATO.

Vendimi i dy vendeve nordike për t’iu bashkuar NATO-s, shënon një pikë kthese në arkitekturën aktuale të sigurisë evropiane.

Helsinki zgjodhi të qëndronte neutral në epokën e pasluftës pas dy luftërave me Bashkimin Sovjetik që panë Finlandën të humbte një të dhjetën e territorit të saj, ndërsa Suedia ka qenë tradicionalisht e paanshme në dy shekujt e fundit.

Si Suedia ashtu edhe Finlanda janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe kjo e fundit ndan 1340 kilometra kufi me Rusinë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci