Skuadra e Lazios, në krye me drejtorin sportiv, Igli Tare, ka vendosur të shesë disa prej futbollistëve gjatë merkatos verore, teksa raportohet se në mesin e tyre është edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.
Sipas “Calciomercatos”, Muriqi është pjesë e kësaj liste, ku me shitjen e tij Lazio pritet të fitojë rreth 10 milionë euro.
Tare është në bisedime të avancuara me Mallorcan, ekip ku Muriqi u huazua për gjashtë muaj edicionin që lamë pas.
Edhe klubi spanjoll është i interesuar ta blejë kartonin e lojtarit që pati paraqitje të mira në La Liga.
