Të fundit

Hoti: Serbia e para për importet e mallrave në Kosovë – disa me një kohë i rrotullonin kamionët

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se për vitin 2021, Serbia ka një rritje prej 76 përqind për aspektin e eksportimit në Kosovë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti është shkak për këtë, duke përmendur se kur morën drejtimin e ekzekutivit ata nuk përdorën reciprocitetin siç kishin thënë.

“Më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa Serbia e treta. Në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%”.

“Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci