Skuadra e Real Madridit ka arritur marrëveshje me klubin e Monacos për transferimin e mesfushorit francez, Aurelien Tchouamenin.
Real Madridi pritet të paguajë rreth 105 milionë euro për shërbimet e mesfushorit 22-vjeçar, raporton The Atheltic.
Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet gjatë kësaj jave.
Për Tchouamenin kishin shprehur interesim shumë klube evropiane si Liverpool dhe Paris Saint-German.
Francezi këtë sezon ka zhvilluar 50 paraqitje, derisa ka shënuar 5 pesë gola dhe ka asistuar tre të tjerë.
