Të fundit

Munishi përkujton Vokrrin: Po mundohemi ta vazhdojmë aty ku e la ti

Sot bëhen katër vjet nga ndarja prej jetës e legjendës shqiptare të futbollit, Fadil Vokrri.

Me rastin e përvjetorit të katërt të vdekjes së Vokrrit, shumë personalitete të njohura të futbollit vendor kanë reaguar duke e kujtuar atë.

Ndër ta është edhe Ismet Munishi, trajneri i mirënjohur kosovar i cili nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka shkruar disa fjalë për Vokrrin, derisa e ka ndarë edhe një fotografi me të para disa vjetësh.

“Pa ty vështirë. Ne po mundohemi ta vazhdojmë aty ku e la ti. Pusho i qetë 9-shi i skuadrës, ma i madhi i pa përsëritshmi, idhulli i fëmijërisë time Fadil Vokrri”, shkroi Munishi në rrjetin social.

Vokrri ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe është më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci