Të fundit

Refuzuan ministren Haxhiu, Thaçi e Veseli takojnë nesër kryetarin Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca sot ka vizituar në Hagë ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, ndërsa është paralajmëruar se sot do të takohet edhe me Rexhep Selimin, shkruan Paparaci.

Megjithatë, Shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, përmes një njoftimi në Facebook ka paralajmëruar gjithashtu se nesër do t’i vizitojnë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e po ashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Në mars të këtij viti drejt Hagës kishte udhëtuar edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Për dallim nga Konjufca, ministrja Haxhiu dhe zëvendësi i saj Blerim Sallahu ishin  refuzuar për takim nga ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Kur ishte pyetur për arsyen e refuzimit të takimit , Haxhiu, kishte thënë se nuk ka pasur vullnet për t’u takuar nga ana e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, pasi këta të fundit refuzuan ta takojnë Haxhiun e cila ishte për vizitë më 31 mars në Hagë.

“Arsyet nuk mund t’i dijë as nuk mund t’i paragjykoj, me thënë të drejtën as s’po mendoj se pse nuk kanë pranuar institucionet, është në vullnetin e tyre dhe le ta bëjnë publik ata qëndrimin kurdo ata që e bëjnë”, kishte thënë Haxhiu.

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, SHIK, Kadri Veseli, as nuk e kishte pohuar e as nuk e kishte mohuar se a ka qenë Glauk Konjufca, pjesë ek ësaj organizate.

“Shkojmë tutje. Nuk është pjesë e diskutimit të kësaj studioje”, kishte thënë Veseli.

Në 2019, ish-deputeti i PSD-së dhe tashmë udhëheqësi i kësaj partie Dardan Molliqaj, kishte ka prezantuar disa të dhëna për ish-bashkëpartiakun e tij Glak Konjuca duke thënë se ai i ka shërbyer ShIK-ut

Megjithatë, Konjufca atë kohë Shef i Grupit Parlamentar të LVV-së, kishte mohuar deklaratat e Molliqajt, derisa e kishte quajtur person “person joserioz”.

Ndyshe, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca para nisjes në Hagë ishte deklaruar se institucionet e vendit janë të brengosura me çka po ndodh atje, ndërsa ka shtuar se qëllimi i kësaj vizite është të tregojë se po i përcjellin më vëmendje këto procese. /Paparaci/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci