Gjatë së dielës krerët e shteti kanë nderuar gratë e dhunuara gjatë lufës në Kosovë.
Pothuajse në çdo përballje me udhëheqësit e Serbisë potencohet nga liderët e Kosovës se janë mbi 20 mijë gra të dhunuara.
Gjatë ditës së sotme kryeministri Albin Kurti, ka bërë homazhe te memoriali “Heroinat”, në Prishtinë.
Nga aty, Kurti përkujtoi 20 mijë gra e vajza, por edhe burra e djemë, të cilët u dhunuan nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sipas tij, qeveria është gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë nga dhunimi seksual, ndërsa ka inkuajuar për rrëfimet sepse e vërteta ndihmon të gjithë.
Edhe presidnetja, Vjosa Osmani në shumë deklarime publike ka folur lidhur më këtë çështje dhe ka kërkuar dtrejtësi për viktimat e dhunës seksuale.
Përveç Kurtit, sot ka shkruar edhe ish ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli në Twitter për dhunimin e grave nga forcat serbe.
Ai ka thënë se drejtësia ndërkombëtare dhe ajo e Kosovës kanë dështuar, të sjellin para drejtësisë autorët e krimeve për 20 mijë ngratë e dhunuara nga forcat serbe.
On the International Day for the Elimination of Sexual Violence in Conflict, I renew the call for justice for the more than 20k victims of the war in #Kosovo by Serbian forces. UN, EU missions & Kosovo justice system have failed to deliver justice & bring to court perpetrators. pic.twitter.com/O30OFKFZ52
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) June 19, 2022
Por pavarësisht deklarimeve se janë 20 mijë gra të dhunuara shteti ua njeh statusin vetëm 1040 grave viktima të këtij krimi.
Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë këtë status ua ka njohur 1,040 personave, nga gjithsej 1, 586 sa kanë aplikuar, e që është numër dukshëm I vogël me atë që përmendet.
Në shkurt të vitit 2018, ka filluar punën Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës se fundit në Kosovë.
Sipas statistikave të publikuara në Kosovë, janë mbi 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit. Kompensimi i personave që kanë fituar statusin e të dhunuarve gjatë luftës është 230 euro në muaj.
Me legjislacionin në fuqi procesi i aplikimit është i hapur deri në muajin shkurt të vitit 2023.
