Të fundit

Agim Veliu lajmërohet pas “goditjes” së fundit që mori nga Kurti

Agim Veliu, nuk e ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti për shkarkimin e Shpen Tërdevajt, Sekretarit të Përgjithshëm në Këshillit të Sigurisë, emërimin e të cilit e kishte propozuar vitin e kaluar.

I kontaktuar nga Paparaci në lidhje me vendimin e Qeverisë Kurti për shkarkimin e Tërdevajt, Veliu ka refuzuar të komentojë atë. Ka thënë se është “i nxënë”.

Tërdevaj, ishte emëruar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të KSK-së më 21 shtator, 2021 pas procedurave të zhvilluara nga Ministria e Punëve të Brendshme e asokohe ministrit Veliu.

Sipas asaj që kishte thënë ministri Veliu në mbledhjen e qeverisë më 21 shtator 2020, deri tek përzgjedhja e tre kandidatëve të suksesshëm për pozitën e Sekretarit të KSK-së ishin zhvilluar procedura në pajtim me dispozitat ligjore.

“Për këtë pozitë, Komisioni ka vlerësuar në mënyrë detale 17 aplikacione dhe prej tyre pesë janë selektuar për listë të ngushë. Komisioni, në bazë të rezultateve sipas intervistës, ka rekomanduar këta tre emra: Shpend Tërdevaj, Arbër Hadri dhe Nisim Mesushta. Në pajtim me Ligjin dhe Rregullorën, kryeministri i propozon qeverisë njërin prej kandidatëve të preferuar”, ka deklaruar ministri Veliu.

Por, kryeministri Kurti tha sot se procedura e rekrutimit në punë të Tërdevajt në pozitën e Sekretarit të KSK-së, ishte bërë duke shpërfillur procedurat.

Qeveria Kurti miratoi me shumicë votash shkarkimin e Tërdevajt nga pozita.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci