Qeveria e ka miratuar vendimin për ndarjen e 1.7 milion eurove si mbështetje për skemën e grandeve për zanatet.
Ai në mbledhjen e sotme të qeverisë ka theksuar se kjo shumë është në kuadër të Zbatimit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se këto të holla do t’i transferohen Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
“Me qëllim të adresimit të shkallës së lartë të papunësisë në vend si dhe aftësimit profesional në zanate, do të mbështesim me grante për vetëpunësim të gjithë ata që janë të gatshëm të mësojnë aftësi të reja, për të cilat do të çertifikohen. Vlera e këtyre granteve arrin shumën deri në 3,000 euro, ku granti do të mbulojë blerjen e pajsijeve dhe themelimin e biznesit, pas përfundimit të trajnimit me sukses dhe certifikimit”, thuhet nw piwn 1.7 tw pakos pwr “Ringjalljen Ekonomike”.
