Të fundit

Policia: Ka të shtëna në drejtim të Policisë – qytetarët shqiptarë po maltretohen

Policia e Kosovës ka njoftuar se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të Policisë, mirëpo nuk ka të plagosur.

Tutje shtohet se Policia ka siguruar informacione se qytetarët shqiptarë janë maltretuar dhe lënduar nga siç dyshohet personat që kanë ngritur barrikadat.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci