Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit me Shatbin e Përgjithshëm e Ushtrisë.
Ai në një adresim për media ka ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të bisedojmë me palën shqiptare, të cilën e ka quajtur të papërgjegjshme.
Vuçiq ka thënë se shpreson që të depërshkallëzohet situata sonte apo nesër e të vazhdojnë bisedimet.
Vuçiq është deklaruar pas takimit që pati në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë serbe.
“E përfunduam takimin në Shtabin e Përgjithshëm. Para kësaj gjenerali Mojsiloviq kishte bisedë me komandantin e KFOR-it e cila ka kaluar në një frymë korrekte. Në mesnatë presim një bisedë mes komandantit të KFOR-it dhe Goran Rakiqit dhe përfaqësuesëve serbë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që dialogu të vazhdojë dhe të fillojmë t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore.”
Kemi kërkuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë të luftojnë kundër palës shumë të papërgjegjshme shqiptare para dialogut në Bruksel. Besoj se do të kemi lajme të mirë. Shpresoj që sonte apo nesër të depërshkallëzohet dhe më pas të përgatitemi për bisedime dhe të përpiqemi të arrijmë një situatë të favorshme për paqen”, tha Vuçiq në prononcim për media, raporton B92.
