Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi e ka quajtur absurde që kompania ndërkombëtare e fluturimeve “Austria Airlines” ka anuluar fluturimet për në Kosovë për shkak të incidenteve në veri.
Kështu njoftoi ai në një postim në Twitter, teksa shtoi se miqtë e tij nuk arritën mbrëmë në Prishtinë, raporton Paparaci.
Sipas tij, kompania ajrore e përdori situatën kufitare në veri të vendit si justifikim që çoi deri në atë vendim.
“Por miqtë nuk arritën mbrëmë në Prishtinë dhe Austrian Airlines përdori situatën kufitare si justifikim. Tregon çmimin e incidenteve të tilla për turizmin dhe investimet”, shkroi Selimni.
Absurd that @_austrian has cancelled flights to Kosovo due to the incidents in the north. But friends couldn’t arrive last night to Prishtina and Austrian Airlines used border situation as excuse. Shows the price of such incidents for the tourism and investments. pic.twitter.com/QLI37FTrgy
— Petrit Selimi (@Petrit) August 1, 2022
